KRIOPREZERVIMI

Krioprezervimi i Spermës

Krioprezervimi i spermës (njohur zakonisht si banka e spermës ose ngrirja e spermës) është një procedurë për ruajtjen e qelizave të spermës. Sperma mund të përdoret me sukses pas ruajtjes së saj në gjendje të ngrirë. Për spermën njerëzore, ruajtja më e gjatë e suksesshme e raportuar është 24 vjet.[1] Ajo mund të përdoret për dhurim sperme, kur marrësi e dëshiron trajtimin në një kohë ose vend tjetër ose si mënyrë për ruajtjen e fertilitetit për burrat që i nënshtrohen një vazektomie apo trajtimi që mund t’u kompromentojë fertilitetin, si kimoterapia, terapia e rrezatimit ose kirurgjia.

Ngrirja e ociteve dhe embrioneve
(Teknika e vitrifikimit)

Gjatë një cikli IVF, gruaja merr hormone që nxisin një stimulim të kontrolluar të vezoreve me qëllim që të prodhojë më shumë se sa një ocit.

Sa më shumë ocite që të prodhohen në vezore dhe të merren nga mjeku IVF, aq më të përshtatshme do të jenë ato për t’u fertilizuar nga sperma e bashkëshortit. Rrjedhimisht, sa më shumë ocite të fertilizuara që të jenë, aq më të mëdha janë shanset e të pasurit të embrioneve shumë cilësore për transferim.

Megjithatë, sa opsione ka një çift nëse ka një numër të madh embrionesh cilësore?

Tashmë kryhet edhe ngrirja e embrioneve të njeriut. Përveç kësaj, transferimi i embrioneve të ngrira është një procedurë shumë e thjeshtë krahasuar me ciklin e stimuluar IVF, sepse nuk ka nevojë për administrim të gonadotropinës ose për të marrë shumë hormone, duke shmangur në shumicën e rasteve edhe injeksionet.

Të transferuara sërish në uterus, duke arritur shkallë të lartë të implantimit dhe shtatëzanisë.

Ngrirja e vezëve është një proces që po zhvillohet shpejt, ku ocitet merren, ngrihen dhe ruhen. Më pas, kur gruaja dëshiron të mbetet shtatzënë, ocitet mund të ndihmohen në përgatitje, të fertilizohen dhe më në fund të transferohen sërish në uterus si embrione.

Ociti është qeliza më e madhe e trupit të njeriut dhe përmban një sasi të madhe uji. Gjatë ngrirjes së ociteve, formimi i kristaleve të akullit mund të shkatërrojë integritetin e qelizës. Për ta parandaluar këtë, ocitet duhet të dehidratohen para se të ngrihen. Kjo bëhet duke përdorur krioprotektantë, të cilët zëvendësojnë pjesën më të madh të ujit brenda qelizës dhe ndalojnë formimin e kristaleve të akullta.

Ocitet ngrihen, duke përdorur një metodë të ftohjes së ngadaltë ose një metodë më të re që njihet si vitrifikimi. Kjo e fundit ofron shkallë të lartë suksesi në të gjithë botën dhe është bërë metoda që zgjidhet zakonisht në shumicën e laboratorëve.