Norma e suksesit
Shumë pacientë mendojnë se norma e suksesit të IVF është 70-80% ose edhe më shumë. Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë. Normat e suksesit preken nga shumë faktorë, duke përfshirë shkaqet e infertilitetit dhe teknikat specifike të përdorura për zgjidhjen e problemit.
Normat e suksesit të IUI mund të arrijnë afërsisht 15-18%. IUI nuk është zgjidhje për fertilitetin, por mund të rrisë shansin e fertilizimit krahasuar me marrëdhënien seksuale. Duke marrë parasysh se IUI është një opsion jo i kushtueshëm, i lehtë për t’u kryer dhe i mundur për t’u kryer në mënyrë të përsëritur (p.sh. çdo muaj), pa qene traumatik për gruan, normat e shtatzanisë me IUI janë të kënaqshme.
Zakonisht, rekomandohen tre cikle IUI për arritjen e normave më të larta të mundshme të suksesit.
IVF-ja për shumicën e çifteve shënon nisjen e një udhëtimi të kushtueshëm, stresues dhe të gjatë që kërkon ndërhyrje mjekësore. Përveç kësaj, shumë çifte besojnë se IVF ofron norma jashtëzakonisht të larta suksesi dhe se ëndrra e tyre për t’u bërë me fëmijë do të realizohet patjetër.
Përgjithësisht, normat e suksesit të IVF shkojnë 45-48%, duke pasur parasysh se ka kufizime ligjore sa i përket numrit maksimal të lejueshëm të embrioneve që mund të transferohen. Norma e përgjithshme e suksesit për gratë (nën moshën 35 vjeç) që i nënshtrohen tre cikleve të njëpasnjëshme të trajtimit është afërsisht 70%.
Si përfundim, normat e suksesit janë të ndryshme për çiftet që i nënshtrohen trajtimit IVF. Statistikat përdoren në të mirën tonë në shumë shkenca (ekonomi, politikë) dhe kushdo (qoftë specialist fertiliteti apo pacient) që u referohet statistikave, duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Specialisti i fertilitetit është përgjegjës për shmangien e krijimit të pritshmërive jorealiste. Nga ana tjetër, çifti ka të drejtë ta dijë normën e vet realiste të suksesit për cikël, pavarësisht nga normat ndërkombëtare të shtatzënisë me IVF që nuk përkojnë me normën e personalizuar të suksesit të parashikuar të çiftit dhe me raportin e statistikave specifike të klinikës.