Inseminimi Intrauterine (IUI)

Inseminimi intrauterin (IUI) është një trajtim fertiliteti që përfshin vendosjen e spermës së përpunuar, me përqëndrim dhe lëvizshmëri të optimizuar, direkt në mitër.

IUI mund të kryhet me ose pa administruar mjekime për fertilitetin. Krahasuar me marrëdhënien seksuale në kohën e duhur, IUI ka një normë dy herë më të lartë shtatzënie.

Inseminimi intrauterin (IUI) u ofron pacientëve me infertilitet një opsion të thjeshtë, më pak invaziv dhe më pak të kushtueshëm për përmirësimin e fertilitetit.

Përpara se t’u ofrohet IUI, gratë duhet të kenë të lirë të paktën një tub të fallopit sipas diagnostikimit histerosalpingografik (injektim i një substance që krijon kontrast ngjyrash nga radiografia në mitër përmes cerviksit dhe tubave të fallopit).

Fertilizimi In Vitro (IVF)

Sipas Shoqërisë Amerikane të Mjekësisë Riprodhuese (ASRM) dhe Shoqërisë Evropiane të Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë (ESHRE), një çift duhet vlerësuar për fertilitet pas mosarritjes së shtatzanizë pas një viti marrëdhëniesh të rregullta dhe të pambrojtura.

Infertiliteti mashkullor përbën 40% të rasteve të infertilitetit, infertiliteti femëror 40%, kurse infertiliteti i pashpjeguar 20% të rasteve. Infertiliteti përkufizohet si i pashpjegueshëm nëse shkaku i tij mbetet i panjohur edhe pas një testimi infertiliteti.

Fertilizimi in vitro (IVF) është një proces fertilizimi, ku një vezë kombinohet me spermën jashtë trupit, in vitro (“në epruvetë”). Procesi përfshin monitorimin dhe stimulimin e procesit ovulator të gruas, marrjen e një ose disa vezëve nga ovaret e gruas dhe fertilizimin e tyre nga sperma në gjendje të lirë në kushtet e laboratorit IVF. Pasi veza e fertilizuar (zigota) i nënshtrohet kulturës embrionale për 2-6 ditë, ajo implantohet në mitrën e po asaj gruaje ose të një gruaje tjetër, me qëllim krijimin e një shtatzanie të suksesshme.

Procedura e fertilizimit përmes injektimit intracitoplazmike të spermës (ICSI)

Spermatozoa ndonjëherë nuk arrin të fertilizohet edhe kur vendoset artificialisht në afërsi të vezëve gjatë IVF-së konvencionale. Në shumicën e rasteve, mikromanipulimi i gemeteve (ICSI, injektimi intracitoplazmike të spermës) është e vetmja mënyrë për ta kapërcyer këtë problem.

Embriologu përdor teknikat e mikromanipulimit dhe mjetet mikroskopike laboratorike, depoziton një spermatozon të vetëm direkt në cytoplazmën e oocitit.

Mundësitë terapeutike të ICSI-së kanë bërë të mundur që meshkuj me defekte të rënda sperme (përqëndrim të ulët, lëvizshmëri të vogël, morfologji jo të mirë ose çrregullime të ejakulimit) të bëhen baballarë. Në të kaluarën, këta meshkuj nuk do të kishin asnjë shpresë të bëheshin prindër.

Praktikisht, nevojitet një spermatozoid i vetëm për një një ocite të pjekur.

Deri më sot, kanë lindur mijëra fëmijë nga ICSI. Nuk ka prova se mikromanipulimi ndikon në cilësinë e embrionit apo në sigurinë dhe mirëqënien e fëmijëve.

Transferimi i blastocisteve

Blastocistet janë faza e zhvillimit të embrionit 5-6 ditë pas fertilizimit dhe përbëjnë një shenjë të zhvillimit normal dhe të një potence të lartë. Vetëm një numër i vogël dhe jo të gjithë embrionet janë në gjendje që të arrijnë fazën blastociste nën kulturën in vitro. Kultura in vitro kërkon përdorimin e mjeteve të specializuara dhe laboratorë të fjalës së fundit të shkencës, si dhe embriologë me përvojë dhe kushte optimale.

Në këtë fazë, embrioni përbëhet nga 60-120 qeliza, të cilat formojnë dy grupe të dallueshme. Shtresa e jashtme e blastocistit përbëhet nga qeliza që quhen bashkarisht trofoblast, të cilat çojnë në krijimin e placentës dhe të masës së brendshme qelizore (embrioblast) të cilat më pas krijojnë embrionin. Faza e radhës është maturimi i blastocistit jashtë mbështjelljes së tij (zona pellucida).

Transferimi i embrioneve të ngrira

Transferimi i embrioneve të ngrira është kthyer në një procedurë rutinë për klinikat IVF. Nëse një grua nuk koncepton gjatë ciklit të saj të stimulimit dhe ka ndërkohë embrione të ngrira, ajo mund të vazhdojë me trajtimin, duke transferuar embrionet e saj të ngrira.

Embrionet e ngrira mund të transferohen në uterus rreth ditës së 18-të të ciklit. Në shumicën e rasteve, menaxhimi klinik i cikleve të transferimit të embrioneve të ngrira përfshin administrimin e estrogjenit nga dita 1 e ciklit dhe më pas të një kombinimi estrogjen – progesteron, të cilat merren nga goja, për arritjen e trashësisë dhe cilësisë optimale të endometrit.

Shkalla e suksesit të transferimit të embrioneve të ngrira është më e ulët krahasuar me ciklet “e freskëta”. Duhet të merret parasysh fakti se disa embrione mund të mos i mbijetojnë shokut të procedurës përgatitore.

Maturimi In Vitro (IVM)

Dihet se çdo muaj, trupi i femrave prodhon rreth 20 ocite për arritjen e fazës përfundimtare të maturimit, pikërisht para ovulimit. Ndonëse vetëm një ocit do të arrijë përfundimisht ovulimin, edhe ocitet e tjera janë në gjendje të arrijnë maturimin dhe fertilizimin. Megjithatë, pas ovulimit, këto ocite të mbetura bëhen atretike dhe nuk arrijnë të ovulojnë.

Është vënë re se, që prej mesit të shekullit të 20-të, se ocitet njerëzore mund të rifillojnë fazat e tyre përfundimtare të maturimit in vitro. Incidenca e maturimit in vitro të ociteve, së bashku me aftësinë e tyre për t’u fertilizuar in vitro, përcakton bazën e futjes së një teknike të re në teknologjinë e riprodhimit të asistuar, e cila njihet si Maturimi In Vitro (IVM).

Deri më sot, një numër shumë i ulët fëmijësh kanë lindur nëpërmjet IVM në të gjithë botën. Megjithatë, fëmijët IVM janë të shëndetshëm dhe shfaqin zhvillim normal krahasuar me fëmijët e konceptuar në mënyrë natyrale.

Ashtu sikurse me çdo teknologji të re të riprodhimit të asistuar, IVM-ja duhet t’i ofrohet vetëm një grupi të përshtatshëm grash dhe vetëm pas këshillimit mbi anët pozitive dhe negative të kësaj metode.

Hatching i asistuar me lazer

Hatching i asistuar është një teknikë, ku në zonë krijohet një boshllëk që mbështjell embrionin. Embrionet në faza të hershme rrethohen nga një mbështjellje e jashtme, zona pellucida, e cila mbron qelizat embrionike. Kur embrioni në zhvillim arrin në uterus, ai duhet të dalë nga zona e tij pellucida me qëllim që të implantohet me sukses dhe të vazhdojë zhvillimin. Në disa raste IVF, nevojitet që të përmirësohet aftësia e embrionit për të dalë nga mbështjellja e tij duke ulur trashësinë e zonës pellucida (çelja e asistuar e embrionit).

Çelja e asistuar e embionit (assisted hatching) kryhet duke përdorur teknologjinë me lazer, pikërisht para transferimit të embrioneve, kur është përcaktuar numri i embrioneve që duhet të transferohen dhe kjo procedurë duhet të kryhet nga embriologë me shumë eksperiencë.