DHURUESIT

Dhurimi i vezëve

Ka raste, kur gruaja nuk mund të prodhojë ocite. Disa gra i humbasin vezoret pas radioterapisë ose kimioterapisë, ka gra të reja në moshë me vezore të papjekura ende ose gra, vezoret e të cilave nuk reagojnë edhe pas dozave të larta të hormoneve IVF. Këto gra duhet të drejtohen te dhurimi i të vezëve për një shtatzëni të suksesshme. Kjo do të thotë se ato duhet t’i nënshtrohen trajtimit IVF, ku mund të përdoret sperma e bashkëshortit të tyre ose e një dhuruesi sperme me ocitet e një gruaje tjetër (dhuruesja e vezëve).

Dhurimi i vezëve është procesi ku një grua, anonime (nuk njihet nga marrësja) ose joanonime (njihet nga marrësja) i dhuron të gjitha ocitet e saj me qëllim riprodhimin e asistuar një ose më shumë marrëseve anonime ose joanonime.

Dhuruesja e vezëve merr mjekim për stimulim të vezoreve, me qëllim stimulimin e disa folikujve dhe në fund ocitet e krijuara merren prej saj. Pas marrjes së ociteve, të gjitha ocitet i dhurohen një ose më shumë marrëseve.

Dhurimi i spermës

Dhuruesit e spermës janë zakonisht studentë ose persona që punojnë në sektorin publik ose privat ose që kanë biznesin e tyre. Dhuruesit e spermës karakterizohen nga ndërgjegjësimi social dhe kontributi social. Dhuruesit e spermës janë zakonisht të rinj në moshë, nga mosha 19 deri në 35 vjeç, me aftësi të plotë juridike. Ata janë meshkuj të shëndetshëm, historiku personal dhe familjar i të cilëve nuk ka të dhëna për infeksione apo sëmundje gjenetike ose të trashëgueshme.

Kandidatët për dhurues sperme duhet të plotësojnë një pyetësor, ku përfshihen informacione për ata vetë dhe për familjen e tyre, si dhe të dhëna sociale, mjekësore, riprodhuese, seksuale dhe psikologjike. Përveë kësaj, dhuruesit potencialë të spermës duhet t’i nënshtrohen një ekzaminimi fizik nga një urolog, i cili vendos nëse ata janë ose jo në gjendje të marrin pjesë në programin e dhurimit të spermës.

Sipas të dhënave të tyre mjekësore dhe testeve specifike psikometrike, të cilave duhet t’i nënshtrohet një kandidat për dhurues sperme, një psikolog i specializuar ofron një vlerësim psikologjik dhe raporton praninë e mundshme të çrregullimeve psikiatrike të trashëgushme.

Përzgjedhja e dhuruesve potencialë të spermës përfshin disa analiza të semenit dhe gjakut, sipas programit të dhurimit të bankës së spermës.