Kontakt2021-02-15T10:44:38+01:00

Rezervo një takim

    Informacione Kontakti

    TIRANA IVF

    Klinikë Obstetrike-Gjinekologjike,
    Qendër Fekondimi In Vitro (FIV et),
    Laborator Hormonal Biokimik & Microbiologjik

    Emergjencat 24/7

    00355.697.044.044

    For privacy reasons Google Maps needs your permission to be loaded.
    I Accept

    Frequently asked questions

    If you have a question do not hesitate to contact us

    Sa e keni shkallën e suksesit?2021-01-19T22:30:59+01:00

    Shkalla e suksesit të klinikës ka ardhur duke u rritur ndër vite dhe tashmë konsiderohet e shkëlqyer. Ky sukses pasqyron përvojën dhe cilësinë e Ekipit Embriologjik dhe përkushtimin dhe aftësitë e mjekëve, infermiereve dhe personelit të administratës. Si për IVF, ashtu edhe për ICSI, ne e tejkalojmë mesataren kombëtare për çdo grupmoshë grash deri 41 vjeç.

    A do të mundem t’i ngrij embrionet e mia rezervë?2021-01-19T22:30:22+01:00

    Embrionet që nuk transferohen, mund të ngrihen nëse kanë cilësi të përshtatshme. Në kohën e transferimit të embrionit, embriologu do të diskutojë me ju për cilësinë e embrioneve për transferim dhe për çdo embrion të mbetur do t’ju këshillojë nëse i përmbush` kriteret për ngrirje. Ne i ngrijmë mesatarisht embrionet për rreth 25% të pacientëve.

    Cili është ndryshimi midis ivf dhe icsi?2021-01-19T22:29:34+01:00

    IVF (Fertilizimi In Vitro) është metoda, përmes së cilës një numër i lartë spermatozoidesh (të përgatitur) vendosen në një epruvetë ku janë vendosur vezët dhe sperma lihet që të notojë vetë drejt vezëve. Sperma dhe vezët lihen së bashku gjatë natës dhe kontrollohen për fertilizim të nesërmen në mëngjes.

    ICSI (Injeksioni i Spermës në Citoplazëm) është metoda, përmes së cilës një spermatozoid i vetëm injektohet në një vezë nga një embriolog. Kjo teknikë mund të përdoret në qoftë se përqendrimi apo lëvizshmëria e spermës janë të ulëta ose në qoftë se me IVF është arritur më parë një fertilizim jo i mirë.

    A mund të bëjmë seks gjatë trajtimit?2021-01-19T22:28:40+01:00

    Shumë çifte vazhdojnë marrëdhëniet intime gjatë trajtimit dhe për shumicën e rasteve, kjo nuk përbën asnjë problem. Ka raste kur marrëdhëniet e pambrojtura është e mira të shmangen, por kjo do të sqarohet gjatë trajtimit, pasi ndryshon nga një çift tek tjetri.

    Një rast kur mund ta këshillojmë këtë është para marrjes së një kampioni sperme për qëllime analizimi ose trajtimi. Është e rëndësishme të shmanget ejakulimi për disa ditë, pasi kjo ndikon në rezultat, si në numrat e spermatozoidëve, ashtu edhe në lëvizshmërinë e tyre.

    Numri më i lartë i spermatozoidëve dhe lëvizshmëria e tyre më e mirë shihet zakonisht tek burri, pasi ai të mos ketë kryer marrëdhënie nga 2 deri në 7 ditë. Abstenimi për më gjatë se kaq mund të rrisë numrin e spermatozoidëve, por bie raporti i atyre që ende “notojnë”. Nga ana tjetër, ejakulimi çdo ditë mund të rrisë lëvizshmërinë e spermës, por numrat kanë për të qenë më të ulët. Prandaj, rregulli 2 deri në 7 është kompromisi më i mirë mes përqendrimit dhe lëvizshmërisë.

    Sa kohë pas ivf-së mund të kryhet testi i shtatzanisë?2021-01-19T22:27:40+01:00

    Ne e planifikojmë testin e shtatzanisë nga dita e 10-12 pas transferimit të embrionit.

    A rekomandohet regjim shtrati pas transferimit të embrionit?2021-01-19T22:26:54+01:00

    Ne rekomandojmë që t’i merrni gjërat shtruar për pjesën tjetër të ditës pas transferimit, por aktivitetet rutinë mund t’i rifilloni ditën e nesërme. Nëse shohim ndonjë rrezik për rritje të hiperstimulimit ovar, do t’ju rekomandojmë reduktimin e aktiviteteve për disa ditë deri në zgjidhjen e situatës së hiperstimulimit.

    A është i dhimbshëm transferimi i embrionit?2021-01-19T22:26:03+01:00

    Jo, është i ngjashëm me inseminimin intrauterinë (IUI). Zakonisht gruaja ndjen vetëm spekulumin dhe asgjë tjetër.

    A është normale që të merren vezë nga çdo folikul?2021-01-19T22:25:16+01:00

    Jo domosdoshmërisht. Ndonëse zakonisht marrim një vezë nga folikulat më të mëdha (mbi 15 mm pas stimulimit), folikulat më të vogla vetëm me raste prodhojnë vezë të pjekura. Shumica e grave kanë folikula me madhësi të ndryshme pas fillimit të ovulimit, disa prej të cilave përmbajnë vezë të papjekura, vezë që e kanë tejkaluar pjekurinë ose edhe asnjë vezë.

    A pritet të ketë gjakderdhje pas marrjes së vezëve?2021-01-19T22:24:26+01:00

    Pas marrjes së vezëve ka zakonisht një lloj shenjimi/gjakosjeje të lehtë dhe dhimbje të lehta barku. Kjo gjakderdhje ka shumë mundësi të jetë rezultat i shpimit të gjilpërave në murin vaginal. Gjakderdhja dhe dhimbjet e barkut duhet të jenë të lehta dhe me shumë gjasë më pak intensive sesa ato të menstruacioneve të zakonshme.

    A do të m’i dëmtojë procedura e marrjes së vezëve vezoret?2021-01-19T22:23:38+01:00

    Jo. Disa gra, si dhurueset e vezëve, mund t’i nënshtrohen shumë procedurave për marrje vezësh dhe nuk ka asnjë të dhënë që tregon për ndonjë komplikim afatgjatë të shkaktuar nga kjo procedurë. Sigurisht që ka rreziqe afatshkurtra, si infeksioni apo gjakderdhja që mund të ndodhë, por fatmirësisht këto janë ngjarje jashtëzakonisht të rralla. Studimet kanë treguar se vezoret nuk duket se preken nga stimulimi dhe nga marrja e vezëve.

    A është e dhimbshme procedura e marrjes së vezës?2021-01-19T22:22:43+01:00

    Jo, pasi procedura e marrjes së vezëve bëhet me anestezi. Specialistët tanë të anestezisë përdorin medikamente që të qetësojnë, por nuk është anestezi e plotë si ajo që përdoret në operacionet e zakonshme. E mira e kësaj metode është se pacientet nuk ndiejnë dhe nuk mbajnë mend asgjë, ndërkohë që nuk kanë nevojë të mbajnë një tub frymëmarrjeje. Do të keni vetëm pak ose asnjë prej efekteve të zakonshme anësore të anestezisë së plotë, si të vjellja ose marrje mendsh.

    Sa kohë zgjat marrja e vezës?2021-01-19T22:19:27+01:00

    Marrja e vezëve zakonisht zgjat më pak se 30 minuta, në varësi të numrit të folikulave të pranishme.

    Go to Top