OBSTETRIKE-GJINEKOLOGJI

Obstetrikë dhe gjinekologji

Ne ofrojmë një spektër të plotë të trajtimeve bazë dhe të specializuara obstetrike & gjinekologjike, duke përfshirë procedurat minimalisht invazive.

  • Ekzaminimi Gjinekologjik

  • Test Papanikolau (Diagnostimi Cervikal)

  • Eko Vaginale

Histeroskopi diagnostikuese dhe kirurgjikale

Histeroskopia është pamja vizuale e mitrës (histeria) që tregon dhe/ose trajton patologjinë e brendshme të mitrës (endometrium), zona ku zhvillohet fetusi.

Të dhëna operative histeroskopike për aplikimin e histeroskopisë:

  • Polipet endometriale

  • Fibroidet

  • Adezionet

  • Endometri

  • Adenomioza

  • Metaplazia endometriale

Si dhe anomalitë anatomike të mitrës, si

  • mitra bikornuate

  • Septumi

Gjatë histeroskopisë, nuk ka prerje kirurgjikale, por përmes vaginës dhe endocerviksit, vendoset një instrument i posacëm (histeroskopi) ndërkohë që ka nevojë për anestezi të lehtë. Rikuperimi është i menjëhershëm dhe gruaja mund t’u kthehet aktiviteteve të saj normale po atë ditë.

Histeroskopia terapeutike, ndonëse e thjeshtë për nga teknika, është e besueshme dhe efiçente, ekonomike dhe lehtësisht e tolerueshme, duke qenë në të njëjtën kohë edhe mundësi për shtatzëni të menjëhershme.

Veçanërisht në rastet e përpjekjeve të pasuksesshme të njëpasnjëshme të Fertilizimit In Vitro, histeroskopia është e dobishme, duke qenë se në këtë mënyrë mund të zbulohen anomalitë anatomike të mitrës dhe të kavitetit të mitrës, që nuk kanë lejuar implantimin e vezëve të fertilizuara (embrioneve) dhe arritjen e shtatëzanisë.

Korrigjimi histeroskopik i këtyre anomalive çon më shpejt drejt rezultateve të dëshiruara, domethënë në shtatëzani dhe në lindjen e fëmijëve.

Laparoskopia diagnostikuese dhe kirurgjikale

Laparoskopia është gjendja e abdomenit (laparo). Ajo është një metodë që mund të ketë natyrë diagnostikuese ose terapeutike, duke qenë se tregon çdo patologji të abdomenit.

Me ndihmën e ndërhyrjes laparoskopike, trajtohen tashmë më shumë se 80% e problemeve kirurgjikale gjinekologjike, madje edhe ato që nuk lidhen me infertilitetin. Patologjitë që mund të trajtohen nga kirurgjia laparoskopike janë:

  • Fibroidet e mitrës

  • Adezionet

  • Cistet ovariane me etiologji të ndryshme

  • Hidrosalpinksi

  • Endometrioza

  • Shpimi ovarian (diaterma ovariane) në rastet e PCOS (Sindroma e Ovarit Policistik)

  • Shtatzënia ektopike (jashtë mitre)

  • Çertifikimi i përshkueshmërisë tubale (ekzaminimi me kontrast)

  • Keqformimet kongjenitale të mitrës (malformimet muleriane) nëpërmjet histeroskopisë

Laparoskopia e ka zëvendësuar kirurgjinë tradicionale në masë dhe përdoret gjerësisht pasi ofron shumë avantazhe.

Avantazhi kryesor i saj është se bëhet pa prerje të mëdha, por me tre prerje të vogla prej rreth 1 cm. Kjo do të thotë traumë dhe dhimbje minimale, humbje minimale gjaku, mungesë adezionesh intra-abdominale, si dhe reduktim të qëndrimit në spital pas ndërhyrjes. Në shumicën e rasteve, rikuperimi është i menjëhershëm dhe pacientja mund të kthehet në punë brenda disa ditësh.

Përveç kësaj, kryerja e procedurës pa prerje të mëdha bën që të mos ketë asnjë pasojë estetike negative, duke përmirësuar në këtë mënyrë psikologjinë e gruas dhe duke mundësuar rikuperimin e saj më të shpejtë.

Fibroidet

Çfarë janë fibroidet?

Mitra e gruas përbëhet prej indesh muskulore që quhen inde muskulore të buta. Fibroidet (ose miomat) janë tumore beninje në muret e mitrës. Ato shfaqen shpesh tek vajzat, nënat e të cilave kanë pasur fibroide. Nga mosha 50 vjeç, një numër i madh grash (rreth 40-50%) zhvillojnë fibroide, që, në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes në mitër, mund të shkaktojnë dhimbje, perioda të rënda ose gjakderdhje mes periodave. Ato mund të shkaktojnë edhe urinim të dhimbshëm ose të shpeshtë ose kapsllëk për shkak të ushtrimit të presionit në organet ngjitur me to dhe parehati për shkak të zënies së hapësirës brenda pelvisit.

Fibroidet mund të jenë të tre llojeve, në varësi të vendndodhjes së tyre: submukozale, intramurale dhe subserozale. Fibroidet variojnë për nga madhësia, duke shkuar nga disa milimetra në disa centimetra, dhe ose mund të rriten me shpejtësi ose të mbeten me të njëjtën madhësi. Zhvillimi i fibroideve ulet zakonisht pas menopauzës, sepse nivelet e estrogjenit të gruas bien.

Diagnostikimi i fibroideve

Metoda më e mirë për diagnostikimin e fibroideve është ekoja transvaginale ose abdominale. Imazheria e Rezonancës Magnetike (MRI) është një tjetër metodë e dobishme për diagnostikimin e fibroideve, kryesisht për të parë vendndodhjen e tyre, aty ku kufijtë nuk janë të qartë ose të dukshëm. Ndonjëherë, fibroidet submukozale diktohen edhe gjatë salpingografisë (ekzaminim i posaçëm radiologjik i tubave dhe kavitetit intrauterin) ose gjatë histeroskopisë diagnostikuese.

Si ndikojnë fibroidet tek fertiliteti?

Nëse fibroidi rritet afër hyrjes së tubit, ai mund të shkaktojë bllokim të tubave. Edhe madhësia, vendndodhja dhe numri i fibroideve mund të cënojnë fertilitetiin dhe në rastin e grave sterile është një faktor i rëndësishëm që duhet të diskutohet me mjekun. Fibroidet nënmukosale përbëjnë faktorin kryesor negativ, duke qenë se ato hyjnë në kavitetin e mitrës, ndërpresin arkitekturën e saj, shkaktojnë gjakderdhje dhe ndryshojnë mjedisin hormonal dhe të sekrecioneve, ku implantohet embrioni. Të gjitha këto rezultojnë në vështirësi për arritjen e shtatzënisë dhe në rritje të incidencës së aborteve dhe/apo komplikimeve gjatë shtatzënisë.

Trajtimi i fibroideve

Fibroidet mund të hiqen në mënyrë kirurgjikale ose me laparoskopi. Metoda e hapur (laparotomia) quhet miomektomi. Procesi përfshin një prerje të vogël abdominale, ku hapet mitra me kujdes dhe hiqet fibroidi. Duhet kujdes i veçantë për të shmangur dëmtimin e tubave të fallopit ose organeve të tjera afër tyre, si dhe kujdes gjatë qepjes kirurgjikale që të mos formohen shenja. Heqja me laparoskopi është një proces, ku bëhen dy ose tre hapje të vogla në pjesën e poshtme të abdomenit për futjen e instrumenteve laparoskopike. Hapat pas ndërhyrjes janë të ngjashëm me kirurgjinë e hapur, por me avantazhe të konsiderueshme, si trajtimet më të lehta, deformime më pak traumatike, deformim më i lehtë anatomik i pelvisit dhe, sigurisht, dhimbje më të vogla post-operatore dhe kohë më e shkurtër rikuperimi. Ndonëse për trajtimin e fibroideve janë provuar disa procese (p.sh. përdorimi i medikamenteve dhe vaksinimi), heqja kirurgjikale mbetet zgjedhja e parë veçanërisht në rastin e fibroideve të mëdha simptomatike.

A rishfaqen edhe pas trajtimit?

Një numër i konsiderueshëm grash paraqesin ende fibroide edhe pasi i kanë hequr ato ekzistueset. Prandaj, pas një operacioni heqjeje, është e rëndësishme të bëhen kontrolle të shpeshta mjekësore për të parë nëse fillon te shfaqet ndonjë fibroid i ri. Shanse të kufizuara për zhvillim apo përsëritje të fibroideve kanë gratë që janë në menopauzë.

A është e nevojshme të hiqen të gjitha fibroidet?

Heqja e fibroideve nuk është gjithmonë e nevojshme dhe varet kryesisht nga madhësia e tyre, numri, vendndodhja dhe simptomat që shkaktojnë (nëse shkaktojnë simptoma dhe koha kur ndodh kjo). Përveç kësaj, mosha e gruas dhe shkalla e infertilitetit janë dy faktorë të tjerë vendimtarë që duhen vlerësuar nga gjinekologu apo specialisti i fertilitetit, së bashku me avantazhet dhe komplikimet e mundshme të një ndërhyrjeje.

Endometrioza

Endometriumi është indi që mbulon zgavrën e mitrës si qilim dhe ku vendoset embrioni. Endometrioza është gjendja, ku inde identike me murin e mitrës (endometriumi) shihen jashtë mitrës, veçanërisht në kavitetin pelvik. Ky ind mund të zhvillohet në organe të tilla si në vezore, mitër, zorrë dhe në muret e pelvisit, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje.

Gjatë çdo cikli, kur veza nuk fertilizohet dhe kur nuk ndodh asnjë implantim apo shtatzëni, shtresa e brendshme e mitrës refuzohet përmes gjakderdhjes nëpër kavitetin vaginal (periodat ose menstruacionet). Por në rast se muri jashtë mitrës çahet, gjaku nuk mund të dalë nga trupi, kështu që krijon inflamacion dhe dhimbje. Endometrioza mund t’i prekë femrat nga pikëpamja fizike, sociale, por edhe mendore. Simptomat më të zakonshme janë dismenorea dhe ovulimi i dhimbshëm, gjakderdhja jonormale, dhimbja gjatë ose pas aktit seksual, dhimbja abdominale, lodhja dhe ndoshta infertiliteti.

Rreth 10% e grave që janë në moshën kur mund të lindin fëmijë paraqesin simptoma të endometriozës, kurse 30-40% e tyre mund të mos jenë kurrë në gjendje të kenë fëmijë. Për më tepër, 50% e grave infertile vuajnë nga endometrioza. Për momentin, nuk ka një kurë të njohur për endometriozën dhe diagnostikimi bëhet me laparoskopi. Vlen të theksohet se në momentin që fillon të ndjesh simptomat e para, duhen mesatarisht 8.5 vjet derisa ky problem të mund të diagnostikohet plotësisht.

Adenomioza është një gjendje patologjike, ku indet endometriale depërtojnë në murin e mitrës. Ndodh në gratë e moshës riprodhuese dhe është sëmundje beninje. Ndonjëherë ka simptoma të tilla si dhimbje gjatë periodave (dismenorea), rritje të gjakderdhjes gjatë periodave, si dhe rritje të madhësisë së mitrës. Teori të ndryshme kanë dalë lidhur me aenomiozën, të tilla si faktorët gjenetikë të lidhur me zhvillimin e mitrës së fetusit gjatë muajve të parë të shtatzënisë.

Të tjerë mendojnë se çarja e shtresës midis endometriumit dhe miometriumit gjatë ndërhyrjes lejon depërtimin e qelizave endometriale në miometrium. Së fundmi, teknologjia novatore e ultratingujve dhe MRI-ja na lejojnë të konfirmojmë nëse kemi apo jo të bëjmë me adenomiozë.

Metodat e mësipërme imazherike pa dhimbje, të kombinuara me histopatologjinë, na ndihmojnë të kategorizojmë adenomiozën në 2 kategori: adenomioza fokale me paraqitjen e një tumori të organizuar beninj (adenomioma) dhe adenomioza difuze ose e shpërndarë.

Gratë me adenomiozë priren të shfaqin një normë më të lartë infertiliteti dhe abortesh krahasuar me gratë e të njëjtës moshë dhe me të njëjtin profil riprodhues në përgjithësi. Kjo është për shkak të ndryshimeve të mikromjedisit të mitrës, i cili nuk e pranon më implantimin e embrionit. Lidhur me abortet, ato janë kryesisht të lidhura me ndryshimin e faktorëve hormonalë dhe me mikroqarkullimin e trazuar të kavitetit endometrial.

Kështu, specialisti i fertilitetit duhet të theksojë ekzistencën e adenomiozës së çiftit infertil dhe të krijojë një strategji të përshtatshme me qëllim arritjen e shtatzanisë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Qasja mund të jetë farmaceutike, kirurgjike – laparoskopike ose edhe thjesht pritje, d.m.th. në rastin e një çifti të ri steril pa faktorë të tjerë bashkëekzistues, pritja dhe monitorimi mund të sjellin rezultatet e dëshiruara.

Adenomioza bashkëjeton në shumicën e rasteve me endometriozën. Si endometrioza, ashtu edhe adenomioza mbeten ende një gjëegjëzë mjekësore për shkak të mekanizmit të tyre patofiziologjik dhe nuk shpjegohen ende plotësisht. Manipulimet e çifteve infertile duhet të jenë të përpikta, pasi synojmë arrijen e rezultateve më të mira të mundshme.

Induktimi i ovulimit dhe inseminimi intrauterinë

Në rastet kur ka probleme me ciklin e gruas apo faktorë të dobët tek mashkulli, sperma mund të përmirësohet në laborator dhe ovaret të stimulohen me mjekime nga goja ose me injeksione. Monitorimi kryhet me ultratinguj dhe analizat e gjakut dhe inseminimi janë plotësisht pa dhimbje.

Nxjerrja e Spermës Testikulare (TESE)

TESE konsiston në bërjen e një prerjeje të vogël në testikuj dhe ekzaminimin e tubulave për të parë nëse ka spermë të pranishme. Bëhet ose si procedurë e programuar ose koordinohet me marrjen e vezës tek partnerja.

TESE kryhet zakonisht në sallën e operimit me qetësues, por mund të kryhet edhe vetëm me anestezi lokale. Indi testikular kontrollohet më pas me mikroskop për praninë e spermës.

Pacientët zakonisht e ruajnë spermën gjatë kësaj procedure për IVF/ICSI të ardhshme.

Aspirimi i Sperms Testikulare (TESA)

TESA është një procedurë që kryhet për meshkujt që u është nxjerrë sperma për qëllime të IVF/ICSI. Bëhet me anestezi lokale në sallën e operimit ose koordinohet me marrjen e vezëve nga partnerja. Në testikul futet një gjilpërë dhe aspirohet indi/sperma. TESA kryhet tek meshkujt me azoospermi penguese (s/p vasektomi). Ndonjëherë, TESA nuk prodhon inde/spermë të mjaftueshme dhe nevojitet një biopsi e testit të hapur.