Tirana IVF
Ëndrrat bëhen realitet

Misioni ynë është që t’i ndihmojmë njerëzit të bëhen prindër. Ne përpiqemi të ofrojmë shërbime mjekësore riprodhuese tërësore, të përparuara dhe cilësore në një mjedis të ngrohtë dhe efiçent.

Çdo person dhe çdo çift është unik, kështu që ne ia përshtatim çdo plan trajtimi rrethanave individuale, duke përfshirë edhe nevojat emocionale, fizike dhe financiare.

Në cilëndo pjesë të këtij rrugëtimi qofshi, në fillim apo pas të provuarit të disa opsioneve, ne do të punojmë bashkë me ju që t’ju ndihmojmë ta realizoni ëndrrën tuaj për të ndërtuar një familje. Asgjë tjetër nuk na jep më shumë kënaqësi se kjo.

Të jemi lider në praktikën e mjekësisë riprodhuese si një institucion i pavarur i kujdesit shëndetësor. Të vazhdojmë të përpiqemi të fusim dhe të aplikojmë shërbime të reja e të zgjeruara duke pasur si vizion dhënien e ndihmës më të madhe në krijimin e familjeve.

Ne duam të jemi “pjesë e juaja”. Ne duam që çfarëdo shprese që të keni, çfarëdolloj dëshire, çfarëdo që të ëndërroni, të bëhet realitet. Do të jemi me ju që nga dita e parë. Me ndershmëri, profesionalizëm dhe përkushtim. Duam që ta dini se jeni në duar të sigurta. Duam ta festojmë jetën me ju. Tani dhe gjithmonë.

Njihuni me ekipin tonë

Ekipi miqësor i Tirana IVF përbëhet nga profesionistë të përkushtuar. Anëtarët e ekipit tonë janë trajnuar intensivisht për t’i përmbushur sa më mirë detyrat e tyre në praktikën tonë. Është misioni ynë që t’ju ndihmojmë të ndiheni sa më qetë gjatë vizitës në ambientet tona, në mënyrë që ta shijoni ardhjen tuaj këtu. Ne do të punojmë bashkë me ju për t’ju ndihmuar që të kuptoni të gjitha opsionet dhe planet e trajtimit tuaj.

Specialistët e Fertilitetit

Dr. Edmond BizbiqiMD, Obstetrician - Gynaecologist & high qualified IVF Specialist
Dr. Edmond Bizbiqi është Obstetër-Gjinekolog me Master në Mjekësi & Specialist shumë i kualifikuar për IVF-në.

Dr. Edmond Bizbiqi ka mbi 25 vjet përvojë pune veçanërisht në çiftet me probleme fertiliteti. Në Greqi, Dr. Bizbiqi ka marrë specializime të nivelit të lartë dhe është ushtruar në Mjekësinë Riprodhuese. Ai punon në Shqipëri që prej vitit 2008, specifikisht në ofrimin e trajtimeve për gratë në fushën e IVF dhe të fertilitetit.

Dr. Bizbiqi është një folës shumë i njohur dhe ka mbajtur prezantime të shumta si i ftuar në Konferenca të ndryshme Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ai njihet për praktikën e tij mjekësore etike dhe me bazë shkencore. Me përvojën e tij, aftësitë dhe qasjen e personalizuar ndaj çdo pacienti, ai është një nga Gjinekologët dhe Specialistët më të kërkuar të Fertilitetit.

Dr. Bizbiqi është një nga specialistët më të njohur për punën e tij në të gjitha aspektet e riprodhimit njerëzor, si infertiliteti, moshimi riprodhues, sindroma e ovarit policistik, etj. Njohuritë e tij të zgjeruara, dhembshuria dhe komunikimi me pacientët kanë luajtur një rol të madh në suksesin e trajtimeve të pacientëve të tij.

Dimitris Mantas, PhDMenaxher i Laboratorit, Embriolog i Lartë Klinik për Infertilitetin
Dr. Dimitris Mantas me diplomë PhD është Embriolog Klinik i Nivelit të Lartë i Certifikuar nga Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë (ESHRE). Ai punon në fushën e biologjisë molekulare dhe riprodhuese që prej vitit 1996. Ka studiuar në Itali dhe ka përfunduar Doktoraturën në fushën e Infertilitetit Njerëzor tek Meshkujt në Departamentin e Embriologjisë dhe Historisë, në Universitetin e Shkollës Mjekësore të Athinës.

Dr. Dimitris është trajnuar dhe ka punuar në shumë vende në Evropë, në Lindjen e Mesme dhe në SHBA. Ai është anëtar aktiv i komiteteve dhe organizatave shkencore të fertilitetit. Ai ndjek seminaret ndërkombëtare të fertilitetit, kongreset dhe konferencat me qëllim që të përditësohet me të rejat më të fundit të teknologjive të riprodhimit të asistuar. Ai është folës në konferencat e fertilitetit dhe ka publikuar në shumë revista shkencore profesionale.

Dr. Dimitris ia ka kushtuar karrierën e tij të ndihmuarit të çifteve që duan të bëhen me fëmijë në përballimin e problemeve të fertilitetit. Duke pasur privilegjin e të punuarit gjatë gjithë këtyre viteve në klinika fertiliteti, ai ka fituar përvojë të madhe në njohjen perfekte të çdo aspekti të fertilitetit, IVF-së dhe konceptimit të asistuar.