HAPAT BAZË TË IVF

Termi IVF mbulon një gamë të gjerë teknikash të konceptimit të asistuar që përdoren për trajtimin e çifteve jofertile. Që prej lindjes së Louis Brown në vitin 1978 – foshnja e parë e lindur me IVF në Klinikën Bourn Hall, në Angli – deri më sot, kanë qenë mijëra çifte që kanë arritur shtatzëni.

IVF është e përshtatshme për trajtimin e fertilitetit femëror (p.sh. tubat e bllokuar të fallopit), si dhe infertilitetit mashkullor (p.sh, përqendrimi i ulët i spermës). Shkalla e suksesit për ciklin e trajtimit varet nga faktorë si për shembull, nga veza e femrës dhe nga faktori i infertilitetit. Aktualisht, shkalla e përgjithshme e suksesit mund të arrijë 60-65% pas përfundimit të 3-4 cikleve të trajtimit.

Gjatë trajtimit, administrohen medikamente IVF për stimulimin e zhvillimit të folikujve. Monitorimi kryhet përmes ekove vaginale dhe testimit të nivelit të hormoneve në gjak, çdo 2-3 ditë me qëllim përshtatjen e dozës së mjekimit. Për të përcaktuar zhvillimin e folikujve dhe për të parë se kur piqen ocitet bëhet monitorimi me eko të njëpasnjëshme. Qëllimi ynë është të arrijmë një rritje të shumëfishtë të folikujve, ku diametri mesatar për folikul të jetë mbi 18 mm, me qëllim që të përcaktojmë maturimin e ociteve dhe të fillojmë induktimin e ovulimit. Përveç kësaj, vlerësohet edhe trashësia e endometrit. Endometri është shtresa e brendshme e mitrës, ku transferohen embrionet. Matja e estradiolit të prodhuar nga folikujt përcakton maturimin e ociteve. Kur një ose më shumë folikuj arrijnë diametrin mesatar prej 18 mm, trashësia e endometrit është e përshtatshme dhe maten nivelet e estradiolit. Më pas, hCG për të nxitur ovulimin dhe 34-38 orë më vonë, programohet rikuperimi i ociteve.

zgjat rreth 15 minuta dhe pacienteve u ofrohet një lloj qetësimi i lehtë. Mjeku aspiron lëng folikular me një age që futet në mënyrë transvaginale me ndihmën e ultratingujve. Embriologu ekzaminon aspirimin e folikujve me mikroskop për të identifikuar ocitet.

Në fund të rikuperimit të ociteve, ocitet lahen dhe transferohen menjëherë për t’u inseminuar më pas me spermën e bashkëshortit, pasi kjo e fundit të jetë përpunuar me teknika të posaçme. Ditën e nesërme në mëngjes, vlerësohet fertilizimi dhe zigotat e fertilizuara kthehen normalisht për përgatitje të mëtejshme.

Është një procedurë e thjeshtë që nuk kërkon anestezi. Kryhet në ditën e 2-të ose të 3-të pas marrjes së vezëve. Në disa raste, transferimi i embrioneve në fazën e blastocisteve mund të kryhet 6-7 ditë pas marrjes së vezëve. Embrionet vendosen në kavitetin e mitrës, duke përdorur një kateter të hollë plastik që futet përmes cerviksit. Numri i embrioneve që transferohen diskutohet me çiftin. Në rastin e një numri më të madh embrionesh, ato mund të ruhen për t’u përdorur në të ardhmen.

Rreth 12 ditë pas transferimit të embrioneve, bëhet testi i shtatzanisë. Gjaku testohet për të parë nëse ka ‘b-HCG’. Nëse testi del pozitiv, ekzaminimi i parë me ultratinguj programohet dy javë më pas, kur saku gestacional i embrionit ose embrioneve bëhet i dukshëm në mitër. Nëse testi del negativ, mjekimi ndërpritet dhe programohet një takim me mjekun për të diskutuar për faktorët që mund të kenë çuar në mosarritjen e shtatëzanisë dhe vendoset për hapat që do të merren më tej.